Informacioni në këtë pjesë të faqes së internetit është i dedikuar vetëm për profesionistët e kujdesit shëndetësor. Unë jam ekspert. Me këtë konfirmoj se jam profesionist sipas këtij përkufizimi.
Fatkeqësisht, duke qenë se ju nuk jeni profesionist i kujdesit shëndetësor, ne nuk mund t'ju ofrojmë këtë informacion.
Bëhuni gati për një pushim familjar të qetë dhe të përgatitur mirë. Zbuloni këshilla të zgjuara për paketimin dhe si mund t’ju shoqërojë BioGaia Protectis gjatë udhëtimit.
Sezoni i pushimeve ka ardhur! Në qoftë se po planifikoni një pushim në plazh, një aventurë në male apo një udhëtim ekzotik, suksesi i udhëtimit qëndron në përgatitjen e zgjuar, përfshirë dhe kujdesin për mikrobiotën e familjes suaj.
Një nga strategjitë më të thjeshta është të shkruani një listë, por jo vetëm të sendeve. Provoni të shkruani se çfarë planifikoni të bëni çdo ditë. Kur i keni përpara situatat, është më e lehtë të vendosni çfarë është e nevojshme për të marrë me vete, përfshirë veshjet e duhura, mjetet ndihmëse, ilaçet emergjente dhe kozmetikat për çdo ditë.
Mbase mendoni se nuk ju duhet një listë, duke i thënë vetes: “I mbaj mend të gjitha,” por paketimi për të gjithë anëtarët e familjes mund të jetë kompleks dhe po sikur të harroni diçka të rëndësishme?
Të fokusohemi në çdo kategori: veshje, kozmetika dhe farmacitë. Le ta nisim me garderobën:
Është më e rehatshme të udhëtoni me kozmetikë në përmasa të vogla. Jo vetëm që janë më të lehta, por mund t’i merrni me vete edhe gjatë një shëtitjeje ditore ose në plazh në çantë.
Këshillë e zgjuar: Merrni ilaçet në paketimet e tyre origjinale dhe kontrolloni rregulloret lokale për udhëtimin me ilaçe, sidomos nëse udhëtoni ndërkombëtarisht.
Nëse filloni përdorimin e probiotikut përpara udhëtimit, i jepni mikrobiotës së familjes tuaj një mundësi për t’u përgatitur dhe forcuar gjatë gjithë udhëtimit.
Kur udhëtojmë, ekspozohemi ndaj shumë baktereve dhe viruseve të panjohura. Sa më larg të jemi nga shtëpia, aq më pak të mësuar jemi me këto mikrobe. Kjo mund të shkaktojë shqetësime në tretje.
Limosilactobacillus reuteri DSM 17938 është një nga shtamet probiotike më të studiuara në botë. BioGaia Protectis Baby Drops dhe BioGaia Protectis Vitamin D3 janë opsione të përshtatshme për të mbështetur mikrobiotën në udhëtim.
Pushimet familjare nuk kanë pse të jenë kaotike. Me planifikim të zgjuar dhe disa zgjedhje të parashikuara, përfshirë BioGaia Protectis, rritni shanset për një udhëtim të lumtur, të qetë dhe me kujtime të bukura… dhe bark të qetë!